KUZHINA SIPARIO

Kjo gamë elegante minimaliste është rezultat i bashkëpunimit midis mjeshtërisë italiane dhe dizajnit japonez. Kuzhina Sipario është projekti i ARAN Cucine dhe arkitektit japonez Makio Hasuike i cili spikat për prurje moderne dhe bashkëkohore. Koncepti i tij për SIPARION shpjegohet më së miri nga historia e punës së tij me këto fjalë: “Si në një dramë, arti i gatimit del në skenë. Shfaqja fillon, aktorët dhe audienca janë protagonistë të përfshirë në shfaqjen e përgatitjes, gatimit dhe shijimit”. Përzgjedhja unike e finiturave dhe materialeve të një kualiteti të lartë ofrojnë kombinime të palimituara dhe garantojnë personalizim maksimal te kuzhinës. Të zotërosh një kuzhinë si Sipario do të thotë të kesh një pjesëz të historisë së dizajnit në shtëpine tënde me personalizimin tuaj unik.