KUZHINA QUADRO

Modeli Quadro eshte perzierja e ideve, ngjyrave dhe formave gjeometrike. Ky model përfaqëson dëshirën e Aran Cucine për të interpretuar kuzhinën sipas hapësirave moderne të jetesës. Kjo kuzhine vjen me një konceptim të ri të rolit të kuzhinës si një element arkitektonik brenda një hapësire. Modeli karakterizohet nga një kornizë 12 mm në MDF polimerico e cila i jep kapakut një pamje tepër elegante. Kuzhina Quadro ndërthur harmoninë e linjave, materialeve dhe finiturave, me kërkimin e përsosjes së formave dhe vëllimeve. Në dispozicion në të dy versionet, me dorezë ose sistem gola. Materialet e disponueshme jane nga më të larmishmet, si finiturat mat, beton, dru, kapakë xhami etj.