KUZHINA MAGISTRA

Kuzhina Magistra është një kuzhine bashkëkohore evropiane me një prekje moderne dhe metropolitan, krahë për krahë me elementët më të mirë të kuzhinës klasike dhe e përshtatshme për çdo hapësirë. Kombinime që kujtojnë epokat e kaluara, por të vendosura në shumë stile arredimi. Kjo kuzhinë, kombinon materiale moderne natyrale si çeliku dhe qelqi. Magistra është në dispozicion në shumë finitura, të cilat të kombinuara me detajet e rafinuara, i dhurojnë ambientit një prekje elegante. Një kuzhinë bashkëkohore, me materiale si inox, korniza me dekor argjendi, finitura frashëri të bardhë dhe ngjyra pastel.