Kontakt

[gmap-embed id=”4022″]

Më poshtë do të gjeni përgjigje për pyetjet më të shpeshta.
Për çdo pyetje tjetër, ju lutem të na kontaktoni.

Kur mundem të vizitoj showroom-et Aran Cucine?

Showroom-et Aran Cucine Albania operojnë në këto fasha orare:

Showroom 1: Rr. Don Bosko / E Hënë – E Shtunë / 8:30 – 20:00;

Showroom 2: Prestige Home Albania / E Hënë – E Dielë / 9:00 – 21:00;

Ofroni kosulencë me arkitektë?

Po. Ne ofrojmë projektim dhe konsulencë totalisht falas nga arkitektët tanë. Në showroom-et tona do të keni mundësinë të konsultoheni me arkitektët rreth interior-it tuaj, gjithashtu do të mund të merrni këshilla dhe ide të ndryshme, për produktet që ne ofrojmë dhe jo vetëm.

Çfarë është Polypropylene?

Polypropylene / Polipropileni, është një polimer termoplastik i përdorur në një larmi aplikimesh. Është një nënproduk i plastikës, me karakteristika të ngjashme me të, por më i fortë dhe më rezistent ndaj nxehtësisë. Polipropileni përdoret në realizimin e karrigeve Pointhouse, pasi është një material jo-toksik, rezistent, fleksibël dhe lehtësisht i pastrueshëm.

Çfarë materialesh përdoren për karriget?

Karriget realizohen në materiale të ndryshme. Kryesisht ato vijnë në struktura metalike, shumë të qëndrueshme. Por ka dhe modele të cilat mund te realizohen në struktura druri ose edhe plastikë polypropylene. Ndërsa ulësja, mund të realizohet në polypropylene, e riveshur në tesutë, ecopelle, lëkurë, ose lëkurë e ricikluar.

Kush e mbulon transportin dhe montimin e kuzhinës?

Transporti dhe montimi i kuzhinës mbulohet nga ne. Kuzhina vjen nga Italia, transportohet në ambientet tuaja dhe i gjithë instalimi i saj bëhet nga grupet tona të punës.

Sa vonon porosia e një tavoline?

4 deri në 6 javë zgjat porosia e një tavoline. Prodhimi realizohet 100% në Itali.

A mund të bëhen me porosi tavolinat e bukës?

Patjetër që po. Mjafton që ju të përzgjidhni një nga modelet e Pointhouse në ngjyrën që dëshironi dhe mundet që të realizohet me porosi.

Interesohem për të realizuar një kuzhinë, por nuk kam një projekt dhe ide.

Aran Cucine Albania ofron projektim dhe konsulencë totalisht falas. Mjafton vetem një përmasë e ambientit dhe arkitektët tanë do ju mundësojnë projektin dhe udhëzime rreth tij.

A shoqërohen me garanci divanet ose këndet?

Po, çdo produkt Alpa Salotti vjen i shoqëruar me një garanci 10 vjeçare për të gjithë strukturën e brëndshme të divanit / këndit.

Çfarë prodhimi janë tavolinat e ngrënies?

Të gjitha tavolinat e ngrënies dhe karriget prodhohen 100% në Itali nga kompania Pointhouse.

A kanë mekanizëm hapjeje tavolinat e ngrënies?

Të gjitha tavolinat kanë mekanizëm hapjeje, i cili shton gjatësinë lineare të tavolinës dhe e bën atë të përshtatshme për t’u shfrytëzuar për çdo rast. Mekanizmi vjen një trup me strukturën e tavolinave dhe në varësi të modeleve i shton +40 cm / + 60 cm gjatësisë së tyre.
Në varësi të modeleve të tavolinave ndryshon edhe numri i shtesave ekstra.

A mundet që një kënd ose divan të realizohet në përmasa fikse sipas kërkesave?

Divanet ose këndet mund të realizohen me porosi në përmasa dhe konfigurime të ndryshme, por këto përmasa janë standarte të përcaktuara nga fabrika e Alpa Salotti në Itali. Përmasa nuk mund të ndryshohet, por kompania ofron formate dhe variante të ndryshme dhe gjithmonë gjendet një variant i cili i përafrohet maksimalisht kërkesës tuaj.

 

Sa vonon porosia e një divani?

Porosia e një divani, këndi ose poltroni, zgjat nga 5 deri në 8 javë. Çdo produkt prodhohet 100% në Itali dhe në kohëzgjatjen e porosisë përfshihet koha e prodhimit dhe transporti nga fabrika në Itali drejt vendit tonë.

Çfarë materialesh përdoren për veshjen e divaneve?

Alpa Salotti përdor pëlhura të një niveli të lartë dhe lëkura luksoze. Si pëlhurat, ashtu edhe lëkurat ndahen në kategori. Pëlhurat përfshijnë kategoritë e microfibrave të cilat kanë veti anti-njollë dhe ofrojnë lehtësi në pastrim dhe kategoritë e pëlhurave me thurje të cilat kanë përbërje organike dhe ofrojnë komoditet maksimal. Ndërsa lëkurat që Alpa Salotti përdor në realizimin e divaneve, janë lëkura 100% origjinale, me një komfort të njëjtë në çdo stinë të vitit.

Si variojnë çmimet e divaneve dhe këndeve?

Çmimi i divaneve përcaktohet në varësi të:

  • Përmasës dhe konfigurimit / nëse do të realizohet si divan ose si kënd;
  • Materialit në të cilin realizohet / Divanet dhe këndet Alpa Salotti mund të realizohen në copë pëlhurë ose në lëkurë;
  • Kategorisë së materialit / Si copat, ashtu dhe lëkurat ndahen në kategori te ndryshme;

Në showroom do të mund të merrni një informacion të detajuar të modeleve të divaneve Alpa Salotti dhe se si variojnë çmimet.

Çfarë prodhimi janë divanet dhe këndet?

Divanet dhe këndet janë produkte 100% Italiane të firmës Alpa Salotti. Çdo model prodhohet tërësisht në Itali dhe vjen i branduar me logon dhe garancinë Alpa Salotti.

Sa zgjat porosia e një kuzhine?

Koha e prodhimit dhe mbërritjes së një kuzhine varion nga 4 deri në 8 javë. Cilësohet 4 deri në 8 javë, pasi kohëzgjatja e porosisë ndryshon në varësi të modelit të kuzhinës, përmasës së saj dhe sezoneve të pushimeve të fabrikave në Itali.

 

A mund të realizohen kuzhinat me porosi?

Po, të gjitha kuzhinat Aran realizohen me porosi, duke ju përshtatur ambienteve dhe kërkesave tuaja. Aran Cucine ofron modele dhe stile të ndryshme kuzhinash, të përshtatshme për të gjitha stilet e arredimit.

Çfarë materialesh përdoren për realizimin e kuzhinave?

Aran Cucine ofron një gamë të gjërë materialesh dhe finiturash. Duke filluar nga laminati LPL (Low Pressure Laminate), tek materialet MDF laccato ose polimerico, materialet ekologjike PET, kapakë xhami dhe qeramike, materiale FENIX etj. Një diapazon i gjërë përfshin edhe finiturat dhe teksturat, si për shëmbull: tekstura MATT, Lucido, tekstura druri, betoni, mermer etj.

Në showroom-et Aran Cucine Albania ju do të mund të merrni një informacion të detajuar përsa i përket materialeve dhe vetive që ato kanë. Gjithashtu në showroom-e do të mund t’i shikoni materialet e ndryshme nga afër dhe do të arrini të kuptoni cilësitë e tyre.

Si përllogaritet çmimi i një kuzhine?

Kuzhinat Aran mund të realizohen të gjitha me porosi duke ju përshtatur ambientit tuaj. Përsa i përket çmimit, ai përcaktohet në varësi të projektit të kuzhinës, modelit të saj, materialit dhe aksesorëve që kuzhina do të ketë.

Mjafton një planimetri e ambientit dhe në bazë të saj mund të ndërtohet një projekt, ku merret dhe një preventiv / çmim për kuzhinën dhe çdo element të saj.

Ne ju mundësojmë projektim dhe konsulencë falas nga arkitektët tanë.

Ku prodhohen Kuzhinat?

Te gjitha kuzhinat prodhohen ne Itali dhe jane prodhim i firmes italiane ARAN CUCINE.

Sa showroom-e ka Aran Cucine?

Aran Cucine Albania ka 2 showroom-e:

Showroomi 1: Rruga Don Bosko, Kompleksi Don Bosko, Pallati Vizion Plus, Tiranë

Showroomi 2: Autostrada Tiranë Durrës, Km 12 , Qëndra Prestige Home.

A keni karrige dhe çfarë prodhimi janë?

Patjetër që po, të gjitha karriget janë të firmës italiane Pointhouse.

Aran Cucine Albania

Adresa 1: Rruga Don Bosko (Kompleksi Don Bosko, pallati Vizion Plus), Tiranë Albania

Telefon: +355 69 700 51 87

Adresa 2: Prestige Home, Autostrada Tiranë-Durrës, Vora 1032 Albania

Telefon: +355 68 902 19 50

Web: www.aran.al

——————————————————————

[contact-form-7 id=”141″ title=”Contact form 1″ /]

Adresa :

Rruga Don Bosco (Kompleksi Don Bosko), Tiranë Albania

Prestige Home, Autostrada Tiranë-Durrës Vora 1032 Albania

+355 68 90 26 966

[email protected]

www.aran.al