KUZHINA MIA

Modeli Mia, është kuzhinë kontemporane, perfekte për ata që kërkojnë thjeshtësi, funksionalitet dhe prakticitet. Një kuzhinë e personalizueshme, modulare, e karakterizuar nga një dizajn minimalist dhe dinamik në të njëjtën kohë, e aftë për të përmbushur shije dhe nevoja të ndryshme. Kuzhina vjen e realizuar në material LPL (Low Pressure Laminate) me finitura dhe tekstura të ndryshme. Gjithashtu ofron dhe mundësi për realizimin e kapakëve në xham ose të pikturuar. Kapakët me trashësi 18 mm janë të përbërë nga material rezistent ndaj ujit. Koleksioni Mia i Aran Cucine ofron zgjidhje inovative dinamike bazuar në harmoninë, ngjyrat dhe mbi të gjitha në kosto shumë të përballueshme, gjë që e bën këtë kuzhine zgjedhjen ideale.