KUZHINA LICIA

Modeli Licia është zgjedhja ideale për kuzhinën dhe dhomën e ndenjes, ku ngjyrat e ngrohta të tokës dhe drurit, me stilin modern të veçantë ofrojnë një përvojë unike dhe të këndshme. Kuzhina ofron ndërthurje të elementeve tradicionale dhe atyre bashkëkohore, të karakterizuar nga ngrohtësia e drurit dhe një dizajn i rafinuar. Detaj kryesor i kuzhinës Licia është kapaku në dru lisi me kornizë dhe dorezë të integruar. E personalizueshme dhe me një gamë të gjerë finiturash, modeli Licia, krijon hapësira të koordinuara në mënyrë perfekte. Katalogu Licia ofron dhe pajisje të tilla si dritat LED brenda sergjenëve, profile alumini për të mbrojtur kabinetet ndaj nxehtësisë – të cilat mund të vendosen, në kolonat e furrës – dhe ndarës për sirtarët dhe koshat. Ngrohtësia e drurit dhe stili modern siguron një koncept të ri të traditës inovative. Shumëllojshmëria e zgjidhjeve të dizajnit krijojnë një dekor unik duke ruajtur origjinalitetin e zejtarisë italiane. Finiturat e kuzhinës Licia janë të përbëra nga bojra jo toksike me bazë uji.