KUZHINA YLENIA

Kuzhina Ylenia është një version modern i kuzhinës së stilit country e cila ofron një energji tradicionale. Në këtë rast jo në aspektin e “të vjetrës”, përkundrazi, do të thotë të dish të krijosh ambiente të ngrohta dhe komode edhe në kontekste bashkëkohore. Falë ngjyrave tërheqëse, si nuancat pastel dhe ngjyra antracite, Ylenia mund të përshtatet në kontekste të ndryshme jetese. Në shtëpi buzë detit, në fshat dhe në qytet – duke u kombinuar me stilin e vendit, elegant apo edhe industrial. Ylenia interpreton hapësirën midis kuzhinës dhe dhomës së ndenjes. Ofron një gamë të gjerë kabinetesh, elementësh organizimi dhe aksesorë që kombinojnë prakticitetin me estetikën. Mundësitë e organizimit të hapësirës dhe rrjedhimisht të moduleve janë të pafundme. Në këtë mënyrë, çdo përbërje mund të jetë unike dhe e aftë të pasqyrojë nevojat e sakta të secilit.