KUZHINA VITA BELLA

Kuzhina Vita Bella është një kuzhinë që prezanton anën moderne të stilit klasik italian. Kuzhina Vita Bella harmonizon elementë të traditës italiane, me detajet bashkëkohore, ku protagonistët absolut janë materialet dhe finiturat e shumëllojshme. Falë variacioneve të ndryshme, ky model ofron mundësi të shumta të riinterpretimit të shijes klasike. Duhet theksuar gjithashtu qe kjo linjë konsiderohet një koleksion me një stil me teper tradicional krahasuar me atë te kuzhinës LAB 13. Karakteristikë dalluese janë kapakët me kornizë, të kombinuar me linja të thjeshta, ose të harkuara. Kjo kuzhinë, falë kombinimit të elementëve të ndryshëm, i jep ambientit një pamje unike, duke mos shkëputur trashëgiminë tradicionale italiane. VITA BELLA është një nderim për stilin italian dhe emri i saj kujton atë mënyrën e të jetuarit në harmoni dhe klas në të njëjtën kohë. Ky projekt përfaqëson një interpretim modern të stilit klasik. Referencat e shumta për traditën, para së gjithash kornizat në kapakë, përkthehen në një çelës bashkëkohor falë finiturave lucido dhe sistemit gola. Koleksioni i kapakëve VITA BELLA pasurohet më pas me finiturat lineare, të cilat interpretojnë kërkesat më aktuale të funksionalitetit dhe dizajnit. Në zemër të këtij modeli është kërkimi për të bukurën, e cila gjendet tek vëllimet, materialet, përmasat klasike dhe linearitetit bashkëkohor.