Aran është udhëheqësi italian për eksport, dhe një nga kompanitë më të mira italiane për projektimin, prodhimin dhe shpërndarjen e kuzhinave, mobiljeve të zyrave, dollapëve. Një kompani autentike, e mirë njohur dhe aktive për mbi 50 vjet, Aran CUCINE përfaqëson shijen dhe cilësinë italiane në arredim në 120 Vende të Botës.Vëmendje ndaj dizajnit, kërkimi i vazhdueshëm i materialeve cilësore, studimi, gjithë përfshirja, besueshmëria, funksionaliteti që përmban secili projekt e bëjnë çdo produkt një rezultat inovativ që kombinon traditën MADE IN ITALY me teknologjinë e avancuar.

Alpa u themelua në vitin 1956 nga Ferri Rocco, një pionier i prodhimit dhe tregtimit të divanëve dhe vazhdon deri në ditët e sotme duke ndjekur dhe zhvilluar njohuritë e trashëguara prej tij. Të gjithë produktet Alpa Salotti janë të realizuar me teknika Handmade dhe i nënshtrohen kontrolleve rigoroze të cilësisë të cilat u japin atyre një vlerë unike me karakteristika Made in Italy. Traditat e rëndësishme artizanale, përdorimi i lëkurave luksoze dhe cilësia e lartë e pëlhurave, së bashku me hulumtimin dhe zhvillimin janë vlerat që kanë dalluar gjithmonë krijimet e ALPA SALOTTI.

Alpa u themelua nga Ferri Rocco në 1956, ai ishte një pionier i prodhimit dhe tregtimit të divanëve. Mënyrat e tij të prodhimit u dorëzuan tek brezi i ri që po ndjek kulturën e të menduarit special. Çdo produkt është i punuar me dorë, duke iu nënshtruar kontrolleve rigoroze të cilësisë që u jep atyre një vlerë unike dhe ekskluzive, me karakteristika Made in Italy. Tradita të rëndësishme artizanale, përdorimi i artikujve të lëkurave luksoze dhe niveli i lartë i pëlhurave së bashku me hulumtimin dhe zhvillimin janë vlerat që kanë dalluar gjithmonë krijimet e ALPA SALOTTI.

Pointhouse i ka rrënjët në një prej rajoneve më të rëndësishëm industrial dhe sipërmarrës të Italisë, në të cilin është zhvilluar dhe ka afirmuar veten. Kompania Pointhouse prodhon tavolina, karrige dhe aksesorë arredues të pështatshëm për ambientet e shtëpisë, zyrat dhe hapësirat publike, të dedikuara ekskluzivisht për tregun botëror. Një kompani Italiane, aktive për rreth 30 vjet dhe e pranishme në mbi 40 vende të tjera të botës, ku falë njohurive të mëdha teknike për përpunimin e çelikut dhe departamentit shumë të specializuar Research & Design mundëson krijimin e mobiljeve që kombinojnë dizajnin me funksionalitetin dhe cilësinë.

Rastelli lindi nga një ide e Renzo Rastelli dhe synon të depërtojë jo vetëm në tregun italian por edhe atë ndërkombëtar. Ideja e ndërkombëtarizimit e shtyu kompaninë të kontaktojë menjëherë dy nga arkitektët më të mirë në botë: Ferruccio Laviani dhe Karim Rashid. Të gjitha me synimin për të krijuar një produkt shumëplanësh dhe në zhvillim të vazhdueshëm që pasqyron modelin italian nga njëra anë dhe mund të ketë karakteristika më të gjera nga ana tjetër.

Rastelli lindi nga një ide e Renzo Rastelli dhe synon të depërtojë jo vetëm në tregun italian por edhe atë ndërkombëtar. Ideja e ndërkombëtarizimit e shtyu kompaninë të kontaktojë menjëherë dy nga arkitektët më të mirë në botë: Ferruccio Laviani dhe Karim Rashid. Të gjitha me synimin për të krijuar një produkt shumëplanësh dhe në zhvillim të vazhdueshëm që pasqyron modelin italian nga njëra anë dhe mund të ketë karakteristika më të gjera nga ana tjetër.

Aspirata e Newform Office është të sigurojë hapësira me zgjidhje ergonomike dhe mikpritëse që zhvillojnë përvojën e punës. Newform Ofice prezanton talent, kreativitet dhe dizajn autentik italian për një produkt ndërkombëtar me shije bashkëkohore. Sipas Newform, një zyrë duhet të japë ndjenjën e lirisë, personalizimit dhe individualitetit në të njëjtën kohë. Kompania synon në krijimin e hapësirave fluide, të pastra dhe të ndritshme të cilat promovojnë një jetë aktive në punë dhe nga ana tjetër një zyrë e tillë përkthehet në punë më të mirë dhe me më shumë vendosmëri. Shumëllojshmëria e konfigurimeve, zgjidhjet e nivelit të lartë teknologjik, dizajni dhe cilësia e materialeve i bëjnë projektet e Newform Office unik.