KUZHINA BIJOU

Kuzhina Bijou, aty ku dizajni përshtatet me teknologjinë me të avancuar, Një sistem i gjithanshëm, i personalizueshëm dhe i qëndrueshëm, i cili ofron mundësi të shumta të konfigurimit. E veçanta e kësaj kuzhine janë materialet e teknologjisë së lartë. Gjithashtu kuzhina Bijou ofron një gamë të gjerë finiturash dhe ngjyrash, të gjitha të kombinuara dhe të punuara me vëmendjen më të madhe dhe ekspertizë teknike. Tipar dallues i kuzhinës Bijou është ishulli me efektin e veçantë të sipërfaqeve të gresit dhe funksionalitetin e shtuar. Kërkimi i materialeve inovative në kuzhinë është për Aran Cucine një angazhim parësor. Grès është një material i veçantë prej porcelani me teknologji të avancuar, rezistent ndaj nxehtësisë, gërvishtjeve dhe dëmtimeve fizike. Finitura Grès, e disponueshme në 12 ngjyra, është një risi produkti në teknologjitë e qëndrueshme të energjisë që respekton të gjithë ekosistemin, nuk çliron asnjë substancë në mjedis dhe mund të riciklohet lehtësisht në cikle të tjera prodhimi. Aran Cucine është gjithmonë i vëmendshëm ndaj stileve të reja të jetesës, me kërkime dhe eksperimentime të vazhdueshme. Dhe çelësat e suksesit të tij janë kujdesi për cilësinë e produktit, karakteristikat made in Italy dhe vëmendja ndaj detajeve.