KUZHINA LAB 13

Kuzhina Lab 13 është kombinimi i dizajnit me të bukurën dhe cilësisë me komoditetin, vazhdimisht në progres duke u përshtatur me teknologjitë më të fundit si për nga materialet ashtu edhe për zgjedhjet ergonomike. Siç tregohet edhe nga vetë emri, kjo kuzhinë shumë modulare është një laborator i vërtetë me karakteristika të personalizueshme, lartësia e së cilës bazohet në shumëfishin e 13 duke e shtuar kapacitetin e organizimit me 20%. Koleksioni modern i Lab 13 ofron një gamë të gjerë zgjedhjesh me mbi 150 finitura, 15 lloje materialesh dhe katër stile të ndryshme kapakësh. Ndarjet e kolonave, të pajisura me ndriçim LED, mund të organizohen me një larmishmeri elementësh, që nga strukturat me sergjenë, tek ndarjet me syprina të lëvizshme e deri tek ato të dedikuara për frigoriferë ose furra. Ky model ofron liri kompozicionale që shfrytëzon më së miri hapësirën dhe zgjeron kapacitetin e saj të organizimit.Në botën e ARAN Cucine, vëmendja ndaj nevojave të të gjitha familjeve është gjithmonë në plan të parë. Gjithashtu ne jemi angazhuar të bëjme pjesën tone per të mbrojtur mjedisin duke përdorur vetëm materiale te riciklueshme. Mbi të gjitha qëndron aftësia për të përmbushur ato përmes një oferte jashtëzakonisht të larmishme dhe tërheqëse.