VERONIQUE

Design Antonio Ferri

Në shtëpitë bashkëkohore, veçanërisht në dhomën e ndenjes gjithmonë vëmendjen kryesore e marrin divanet të cilët janë mobilje mikëpritëse dhe janë thelbësore për të siguruar komoditetin tuaj dhe të çdo mysafiri.

Ky propozim i modelit Veronique nga Alpa Salotti është shembull i gjithë cilësisë së garantuar nga marka e mirënjohur.

Një divan me tonalitete neutrale dhe një look tepër modern. Struktura e Veronique shoqërohet me një mekanizëm manual i cili bën të mundur spostimin e mbështetëses dhe zgjerimin e ulëses. Komoditeti i shpinores që lëviz përpara ose prapa, ju lejon të personalizoni divanin për të interpretuar hapësirën e jetesës me origjinalitetin tuaj. Veronique kursen hapësirë dhe i jep shtëpisë tuaj më shumë stil.

Struktura e divanit/këndit vjen e realizuar në multistratë dhe mbështetet në këmbë hekuri, të cilat mund të kenë finitura të ndryshme, si inox, titan dhe të gjithë kodet e RAL. Divani Veronique mund të realizohet në materiale të ndryshme si lëkurë ose copë.