HENRY

Design Danilo Bonfanti

HENRY është një divan që ndryshon çdo ditë në varësi të nevojave tuaja.

Divani mbështetet në këmbë fine prej metali, të cilat e lartësojnë ulësen nga dyshemeja në një mënyrë tepër elegante. E gjithë shpinorja e tij shoqërohet me mekanizma, që ju mund ti pozociononi sipas dëshirës, duke ndryshuar kështu pamjen e ambientit tuaj. Falë tegelit prej lëkure të vendosur në diagonalen e krahut, divani Henry merr një elegancë absolute dhe të veçantë.

Filozofia e Alpa Salottit shprehet më së miri me linjat moderne dhe vëmëndjen ndaj detajeve, për këtë arsye HENRY është divani më i vlerësuar, dizajni i të cilit theksohet me qepjen artizanale. Modeli ju mundëson gjithashtu dhe variantet “Pouff” dhe jastëkët me po të njëjtën qepje diagonale, për të bërë një kombinim uniform në dhomën tuaj të ndënjes. Struktura e divanit / këndit është e realizuar në dru multistratë dhe hekur. Mbushja e ulëseve është e përbërë në gomë poliuretani HR (high resilience), me një elasticiet të lartë. Mund të realizohet në formate dhe module të ndryshme, duke përfshirë dhe kompozime në formë U.

Henry është një zgjedhje e pagabueshme për çdo ambient, një divan modern, elegant, me një stil minimalist i cili përshtatet lehtësisht në ambientin tuaj falë moduleve që ofron.