QUINTASTRADA

Design Danilo Bonfanti

Vepër e një personaliteti të madh si Danilo Bonfanti, që i jep mundësi origjinale dhe alternative kompozimit të këndit në krahasim me këndet tradicionale. Freskia, ngjyra, gjallëria, liria kompozicionale dhe butësia e linjave janë ato që modeli Quintastrada komunikon.

Ky kënd modular i cili përshtatet lehtësisht në ambiente të ndryshme. Me një dizajn modern, lejon krijimin e varianteve me përmasa më të vogla të përshtatshme për hapësirat urbane, dhe variante më të mëdha dhe më të nderlikuara. Të gjitha të pasuruara nga prania e mobiljeve të shumta, tavolinave dhe konsolave. Një divan i cili ofron module me forma gjeometrike dhe mundëson krijimin e një arredimi perfekt për dhomën e ndenjes.

Secili modul është i veçantë, kështu që mund të përshtatet për përmasa dhe forma të shumta këndesh. Detaj i veçantë i këtij modeli janë krahët mbështetës jo simetrikë, të zbukuruar nga prania e një pelerine të butë dhe një zinxhiri të dukshëm. Ato kanë një prerje në formë trapezi, ndryshe nga variantet e zakonshëm të drejtë.

Gjithashtu çdo modul shoqërohet me dy jastëke mbështetës me përberje puplash pate për një komfort maksimal. Struktura e modelit Quintastrada është e realizuar në multistratë dhe këmbë të vogla PVC. Quintastrada mund të realizohet në tapiceri lëkure ose copë. Në variantin e copës është totalisht e heqëshme (sfoderabile), duke ofruar kështu më tepër lehtësi në pastrim.