GRANMILANO

Ky është modeli më i ri i markës Italiane Alpa Salotti i cili del nga rutina e dizajnit pasi karakterizohet nga një dizajn modern me punime artizanale Made in Italy.Ndërthurje e stilit dhe rehatisë tashmë në një model të vetëm.

Granmilano është një kënd kontemporan i cili kursen hapësirë dhe i jep shtëpisë tuaj më shumë stil dhe elegancë. Dizajn i rafinuar, linja të pastra dhe komoditet i jashtëzakonshëm.Me divanin Granmilano, ju përjetoni një ndjenjë të këndshme butësise. Ulëset kanë një mbushje qëndrore shkume poliuretani me densitet të lartë, mbështjellë me shtresa memory që garantojnë rehati maksimale.