Divanet janë padyshim mobiljet më të përdorura në shtëpi. Janë vendi ku ju ndiqni maratonat e filmave. Aty ku ju konsumoni ushqim të shpejtë dhe në fund shtriheni për të pushuar pas një dite të lodhshme. Divani është pjesa më e rëndësishme e mobiljeve dhe përzgjedhja e një modeli komod dhe cilësor është një kusht i panegociueshëm.

Divanët vijnë në shumë materiale, forma, stile, dizajne, ngjyra dhe struktura. Modelet Alpa Salotti janë të personalizueshëm, që do të thotë që ju mund t’i ndryshoni lehtësisht në përputhje me stilin e shtëpisë. Divanet apo këndet janë qendra e vëmendjes në shtëpi dhe për këtë arsye duhet të qëndrojnë në një linjë me të gjithë arredimin e hapësirës tuaj.

kend new york Gjithashtu divani ose këndi është fokusi visual i të gjithë dhomës së ndenjes. Kur keni vizitorë, gjëja e parë që ata ndoshta do të vërejnë është këndi i uljes.  Komoditeti, dizajni dhe cilësia që ata ofrojnë duhet të jenë pikat kyçe në zgjedhjen tuaj. Ne ju këshillojmë që ju të zgjidhni me përpikmëri divanin ose këndin ideal. Kujdes, merrni parasysh materialin, strukturën, fleksibilitetin, përmasën dhe garancinë e tij.