Zgjedhja e divanit të duhur për shtëpnë tonë mund të bëhet disi konfuzuese sepse pyetjet që shtrojmë janë nga më të ndryshmet si për shëmbull: klasik apo modern? I lartë apo I ulët? Me mbështetëse të fiksuara apo të lëvizshme? Por pyetja më e rëndësishme nga te gjitha është : cili është materiali i duhur?
E gjithë çështja qëndron se për të gjitha pyetjet e bëra me sipër nuk ekziston një përgjigje e sakte apo e gabuar.

Të dyja materialet, si pëlhura ashtu edhe lëkura kanë të mirat dhe të metat e tyre të cilat duhen marrë parasysh para se të bëni zgjedhjen tuaj. Divani është ajo mobilie në të cilën ju do të shpenzoni një pjesë të mirë të kohës tuaj, ndaj dhe mos u nxitoni të vendosni pa analizuar mirë.

Benefitet e pëlhurës

Kini parasysh që kategoria “pëlhurë” ka gamë shumë më të gjerë se kategoria “ lëkurë”, ndaj dhe mundesitë e zgjedhjeve janë të shumta.

o KOMFORTI

Rehatia që krijojnë copat varet nga lloji që ju zgjidhni, pasi larmishmëria e tyre është e madhe. Por sidoqofte, në përgjithsi, një divan më veshje pëlhure ofron më tepër rehati se një i tillë i veshur në lëkurë. Ata të japin një ndjesi më të butë dhe të ngrohtë, sic ndodh edhe me sediljet e makinave te cilat nëse janë në material lëkurë, gjate verës janë të nxehta dhe të “ngjitshme’ dhe në dimër janë të ftohta.

o MIRËMBAJTJA

Konsumimi i divaneve prej pëlhure, gjithashtu varet nga lloji i pëlhures që keni zgjedhur. Sigurisht që copat e një kualiteti të lartë (ashtu sic ndodh edhe me lëkurat) kanë jetëgjatësi më të madhe.

Por shumica e copave që përdoren për veshje divani janë ndërtuar në mënyrë të tillë që të mos depërtojnë lehtë lëngjet e ndryshme që mund të derdhen mbi to dhe të pastrohen lehtësisht me një solucion perkatës ose me pastrueset me avull. Gjithashtu ato janë më rezistente se lëkura për sa i përket gërvishtjeve që mund të shkaktojnë kafshët shtëpiake, ndaj mund ta merrni në konsideratë nëse keni te tillë.

o KOSTOJA

Nëse shkoni me pëlhurën, do t’i bënit “nje favor” xhepit tuaj, përgjithsisht pëlhurat janë më të lira se lëkura. Sigurisht që pëlhurat cilësore janë të kushtueshme, por prap mund të mbetet opsion më i lirë se materiali lëkurë.

Benefitet e lëkurës

Nëse po mendoni të zgjidhni lëkuren për divanin tuaj, ndoshta jeni duke menduar për pamjen, jetëgjatësinë, mirëmbajtjen dhe ndjesinë që mund t’u ofrojë ky material. Lëkura origjinale ka pak a shumë të njëjtat karakteristika si dhe ajo e përpunuar me përjashtim të jetëgjatësisë.

o ANTIALERGJIKE

Përgjithsisht, personat që vuajnë nga alergjitë, janë më të mbrojtur me divanet të veshur me lëkurë. Kjo ndodh për arsye se ky material, në dallim nga pëlhura, nuk grumbullon qime kafshësh, pluhra apo elementë të tjerë që mund të shkaktojnë alergji.

o APARENCA

Eleganca që i jep një divan lëkure ambjentit tuaj është e pakrahasueshme, vështirë të arrihet i njëjti efekt nga një divan i veshur me pëlhurë. Divanet e lëkurës të stilit “Chesterfield” zakonisht janë më tradicionaleë, por, në të vërtetë divanet lëkurë janë me “in” se ata në pëlhurë. Ndaj nëse doni ti jepni ambjentit tuaj një look modern dhe bashkëkohor, shkoni me materialin e lëkurës.

o MIRËMBAJTJA

Lëkura është shumë e lehtë për tu pastruar. Në dallim nga materiali i pëlhurës i cili duhet të pastrohet rregullisht me paisje të posacme, një divan lëkure kërkon vetëm një c’pluhrosje disa herë në vit. Divanet e lekurës, nëse kujdeseni në mënyrën e duhur, mund të zgjasin disa dekada, por sidoqoftë ky material kërkon kujdes të vecantë për të eliminuar carjet e mundshme.