ARAN Cucine fiton Çmimin e Madh për Inovacionin në kategorinë e Mobiljeve të Kuzhinës në Espritmeuble 2021, për dizenjimin e kuzhinës OASI, një koncept i projektuar nga arkitekti Stefano Boeri.

OASI, përcakton një ishull të thjeshtë gatimi, i cili përmban të gjithë elementët thelbësorë të një hapësire tradicionale jetese siç është kuzhina tipike italiane.

Ishulli OASI është zhvilluar si një pajisje teknologjike multi-funksionale, e aftë për të përmbushur të gjitha fazat e punës: magazinimin, pastrimin, përgatitjen, gatimin, servirjen, konsumimin dhe riciklimin – sipas një procesi që interpreton parimin bazë të një cikli. Ishulli ka ndarje dhe hapësira për vendosjen e paisjeve të ndryshme, si dhe një sistem ujitës për pemën.

Detaji më i veçantë i ishullit është prania e pemës së limonit. Një element simbolik i një marrëdhënie të shëndetshme midis njeriut dhe natyrës, të përfshira në kontekstin e shtëpisë. Pema, e vendosur në qendër të ishullit, përfaqëson natyrën dhe i ofron frytet e saj njeriut, jo vetëm në aspektin ushqyes, por edhe si material dekori.

Oasi bëhet simbol i ciklit jetësor dhe vlerave familjare: familja mblidhet dhe rritet rreth pemës. Njëkohësisht me familjen, pema rritet dhe ndryshon, duke transformuar pamjen e kuzhinës.